About this app
Ç’është ky aplikacion? Në këto kohë dixhitale, sidomos në pesë vitet e fundit, edhe lëvizshmëria po zhvillohet me ritme të shpejta, falë risive teknologjike (makinat elektrike, ato me vetkontroll, inteligjenca artificiale etj.) Në këtë drejtim, edhe Porsche Albania, kompania më prestigjioze në tregun automobilistik shqiptar, gjeti rrugën dhe mënyrat për të qenë lider edhe në inovacion. Aplikacioni “Makina Ime” është krijuar prej vitesh nga Porsche Albania, por për t’iu përgjigjur kërkesave të klientëve dhe nevojave për të zhvilluar më tej biznesin, ne investuam në 2019-ën për një version më të avancuar teknikisht, vizualisht si edhe në përdorim, “Makina Ime 2.0”. Ky aplikacion do t’i përmbledhë në një ikonë të vetme të gjitha nevojat e klientëve: informacioni mbi tregun e automjeteve, blerja e një makine të re, përllogaritja e financimit, makinat e përdorura dhe taksa e importit për to, planifikimi i servisit të makinës, pagesat e parkimit online e shumë të tjera. Fokusi ynë kryesor është konsumatori, përditshmëria e tij, lëvizshmëria, si dhe gjithë informacioni që lidhet me të. Tashmë klientët tanë kanë në dorë një mjet që u ofron komunikim të dixhitalizuar e të përqendruar, gjithçka në një aplikacion të vetëm në telefonin e tyre. Ky aplikacion nuk është vetëm për klientët tanë, por për të gjithë njerëzit, që si bazë kanë lëvizjen dhe si dëshirë, dixhitalizimin. E ardhmja juaj nëpërmjet “Makina Ime” është tani! Bëhu edhe ti njëri nga Ne! Unë e kam, po ti?
Latest release
What’s New
TeoVision është funksionaliteti me i ri, inteligjent i aplikacionit Makina Ime, i fuqizuar nga AI, që identifikon automjete në kohë reale përmes kamerës. Me një skanim të vetëm, njeh markën, modelin dhe vitin e prodhimit, duke shfaqur informacionet kryesore, çmimin mesatar të tregut dhe video përkatëse. Nëse ka oferta aktive në Marketplace ose Das WeltAuto, drejtohesh menjëherë tek to. Në të kundërt, TeoVision sugjeron alternativa të ngjashme ose të njofton sapo të publikohet një ofertë e re. Provoje TeoVision. Skanimi fillon nga kamera
Audience growth
Ratings growth
Baseline captured. Growth appears after the crawler observes a changed rating count.
Momentum comes from crawler snapshots for the tracked storefront. “Viral growth signal” means unusually fast recent rating gains; it is an indicator, not download data.
Price tracking
Price intelligence
First snapshot captured. The trend line starts after the next crawler price observation.
- First observed Aug 19, 2026 · 11:31 AM Free